Flash

Dosja e SPAK/ Gysi-Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

COVID-19/ Portugalia përballë kërcënimit të variantit Delta

Lapsi.al 23 June 2021
COVID-19/ Portugalia përballë kërcënimit të variantit

Goditur nga varianti Alpha i koronavirusit në fillim të vitit, Portugalia gjendet sërish në linjën e parë përballë variantit Delta, që kërcënon të shkaktojë një valë të katërt të përhapjes së virusit dhe të kufizimeve.

Ndërkohë që dhjetëra rajone, përfshirë Lisbonën, nuk kanë ndjekur etapën e fundit të heqjes graduale të kufizimeve, hyrë në fuqi dhjetë ditë më parë, lëvizja mes rajonit të Lisbonës dhe pjesës tjetër të vendit janë ndaluar në fundjavë, për të shmangur që pandemia të mos përhapet në territor.

Varianti Delta, i përcaktuar më parë si variant indian dhe konsiderohej më ngjitës se varianti Alpha i zbuluar në Britaninë e Madhe, tashmë është bërë mbizotërues në kryeqytetin portugez dhe rrethinat e tij, duke përfaqësuar më shumë se 60% të rasteve të reja të zbuluara, theksoi Instituti Kombëtar i Shëndetit (Insa).

“Ne po përpiqemi të vonojmë mbërritjen e tij në rajone të tjera të vendit në mënyrë që njerëzit të mund të mbrohen më shumë me vaksinimin”, reagoi ministrja portugeze e Shëndetësisë Marta Temido, duke pranuar se kufizime të mëtejshme mund të jenë të nevojshme. //ATSH

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI