Flash

Ambasadori amerikan në Moskë rikthehet në detyrë pas takimit të Gjenevës Biden-Putin

Lapsi.al 22 June 2021
Ambasadori amerikan në Moskë rikthehet në detyrë pas takimit

Ambasadori amerikan, John Sullivan, do të kthehet në Moskë “këtë javë”, dy muaj pas largimit nga posti, për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price.

Pas takimit në Gjenevë, më 16 qershor, presidenti amerikan, Joe Biden, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, kanë njoftuar se ambasadorët e tyre do të kthehen shpejt në misionet e tyre, në përpjekje për të ulur tensionet.

“Ne mbetemi të përkushtuar për hapjen e kanaleve të komunikimit me Qeverinë ruse, si një mjet për të çuar përpara interesat e SHBA-së, por edhe për të zvogëluar rrezikun e llogaritjeve të gabuara midis dy vendeve tona”, tha Price.

Ambasadori rus, Anatol Antonov, u kthye në SHBA më 20 qershor.

Ai u tha mediave ruse se është optimist dhe se dëshiron të ndihmojë në ndërtimin e marrëdhënieve “të barabarta dhe pragmatike”.

Antonov është tërhequr nga posti në muajin mars, pasi Biden ka thënë se pajtohet që Putin është “vrasës”.

Marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Rusisë janë përkeqësuar prejse Biden ka marrë detyrën e presidentit në muajin janar.

Uashingtoni ka sanksionuar Moskën për sulme kibernetike, për ndërhyrje në zgjedhjet në SHBA dhe për helmimin dhe burgosjen e politikanit rus opozitar, Aleksei Navalny.

Sullivan është tërhequr nga posti në muajin prill, pasi SHBA-ja dhe Rusia kanë ndërmarrë sanksione të ndërsjella dhe i kanë dëbuar diplomatët e njëra-tjetrës.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI