Flash

Marrëveshje e re bërthamore përpara betimit të Raisit?

Lapsi.al 21 June 2021
Marrëveshje e re bërthamore përpara betimit të Raisit?

Një marrëveshje e re për të ringjallur marrëveshjen bërthamore me Iranin mund të nënshkruhet gjatë gjashtë javëve të ardhshme, shkruan ”New York Times” duke cituar burime anonime nga këshilltarë të lartë të presidentit Joe Biden.

Kjo, pasi këto gjashtë javë, që i paraprijnë betimit të presidentit të ri ultrakonservator, Ebrahim Raisi paraqesin dritaren e vetme për të nënshkruar marrëveshjen.

”Indikacionet që vijnë nga negociatat thonë se vendimi përfundimtar mund të mbërrijë në javët e ardhshme, para betimit të Raisit”, shkruan NYT.

Por, sipas burimeve pranë negociatave, ka akoma dy pengesa kryesore që rrezikojnë prishjen e marrëveshjes. Teherani kërkon një angazhim të shkruar që asnjë qeveri e ardhshme amerikane nuk mund të prishë marrëveshjen, siç bëri Trump.

Biden, nga ana e tij, dëshiron që Irani të angazhohet me shkrim që të kthehet në tryezën e bisedimeve sa më shpejt që të jetë e mundur për fillimin e diskutimit të kushteve. Teherani, megjithatë, nuk duket i gatshëm për të bërë lëshime thelbësore.

Kreu konservator i gjyqësorit iranian, Ebrahim Raisi fitoi dje zgjedhjet presidenciale në vend. Ai mori mbi 17,8 milionë vota, thënë ndryshe 62% të tyre. Raisi, 60 vjeç, pason presidentin e moderuar Hasan Rohani.

Kjo do të shënonte një ndryshim të rëndësishëm të drejtimit për qeverinë iraniane pas tetë viteve nën presidencën e Rohanit.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI