Flash

Izraeli ndan vaksina për palestinezët pas marrëveshjes për reciprocitet

Lapsi.al 18 June 2021
Izraeli ndan vaksina për palestinezët pas marrëveshjes për

Izraeli do të ndajë të paktën një milion doza të vaksinave kundër koronavirusit për Autoritetin Palestinez, në kuadër të marrëveshjes për shkëmbim të vaksinave, kanë thënë zyrtarët. Sipas marrëveshjes, Autoriteti Palestinez duhet t’i japë Izraelit një numër reciprok të dozave në një prej dërgesave që pritet të pranojë më vonë gjatë këtij viti.

Vaksinat e kompanisë Pfizer/BioNTech, që pritet të dorëzohen në territoret palestineze, janë afër skadimit. Izraeli është kritikuar se nuk ka bërë mjaftueshëm për të ndihmuar përpjekjet për vaksinim në territoret e pushtuara. Rreth 55 për qind e izraelitëve që u takojnë grup-moshave për vaksinim, kanë marrë të dyja dozat, në kuadër të fushatës për vaksinim masiv, pasi ky shtet ka pranuar miliona doza të vaksinave të kompanisë Pfizer/BioNTech.

Rreth 30 për qind e palestinezëve të rritur në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe Gaza, kanë pranuar të paktën një dozë të vaksinës, sipas zyrtarëve palestinezë. Marrëveshja për dërgim të një milion vaksinave është bërë e ditur nga zyra e kryeministrit të ri izraelit Naftali Bennett, i cili është betuar të dielën dhe ka zëvendësuar Benjamin Netanyahun.

Ende nuk është bërë e qartë se kur do të dërgohen këto vaksina te palestinezët. Në deklaratën e Qeverisë izraelite është thënë se Izraeli pret që të pranojë doza reciproke të kompanisë Pfizer në shtator apo tetor. Palestinezët tashmë kanë pranuar vaksina nga Rusia, Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që shpërndan vaksina për vendet e varfra.

Të këshilluara

Mbi 4 milionë viktima nga COVID-19 në botë

Numri i vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi në të gjithë botën kaloi shifrën e zymtë të 4 milionëve të premten, sipas përllogaritjeve të bëra nga agjencia R...

08:22

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI