Flash

Mbi 4 milionë viktima nga COVID-19 në botë

Lapsi.al 18 June 2021
Mbi 4 milionë viktima nga COVID-19 në botë

Numri i vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi në të gjithë botën kaloi shifrën e zymtë të 4 milionëve të premten, sipas përllogaritjeve të bëra nga agjencia Reuters, ndërsa shumë vende përpiqen ende të sigurojnë vaksina të mjaftueshme për tëimunizuar popullsinë e tyre. Ndërsa numri i rasteve të reja dhe vdekjeve është zvogëluar në vende si Shtetet e Bashkuara dhe Britania, disa vende kanë mungesa të vaksinave pasi varianti Delta po bëhet lloji dominues i virusit në të gjithë botën.

Sipas një analize të agjencisë Reuters, u desh mbi një vit që numri i të vdekurve nga COVID-19 të arrinte në 2 milionë njerëz, ndërsa 2 milionë vdekjet pasuese u regjistruan në vetëm 166 ditë. Shtetet e Bashkuara, Brazili, India, Rusia dhe Meksika – kanë rreth 50% të të gjitha vdekjeve në botë, ndërsa Peruja, Hungaria, Bosnja, Republika Çeke dhe Gjibraltari kanë nivelin më të lartë të vdekjeve për nga numri i popullsisë.

Vendet në Amerikën Latine po përballen me shpërthimin më të keq që nga marsi, me 43 nga çdo 100 infeksione në botë që po raportohen në këtë rajon, sipas agjencisë Reuters. Nëntë vendet kryesore që raportuan më shumë vdekje për frymë gjatë javës së fundit ishin të gjitha në Amerikën Latine. Spitalet në Bolivi, Kili dhe Uruguai po shohin kryesisht pacientë me COVID-19 mes moshave 25 dhe 40 vjeç. Në Sao Paulo të Brazilit, 80% e pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv janë me COVID-19.

Shtimi i vdekjeve po ul kapacitetin operativ të krematoriumeve në vendet në zhvillim dhe varrezat në disa vende janë detyruar të zgjerojnë zonat. Shumë ekspertë të shëndetësisë besojnë se numri zyrtar i të vdekurve duhet të jetë më i lartë. Ndërsa vendet e varfra kanë vështirësi të vaksinojnë popullsitë e tyre për shkak të mungesës së vaksinave, vendeve më të pasura u është kërkuar që të dhurojnë më shumë furnizime për të kontrolluar pandeminë. Grupi i shtatë vendeve më të industrializuara të botës (G7) u zotua të sigurojë 1 miliard doza vaksinash COVID-19 për të ndihmuar vendet e varfra të vaksinojnë popullsinë e tyre./VOA/

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI