Flash

Dosja e SPAK/ Gysi-Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Frika nga variantet e reja të COVID-19, Kina pritet të ruajë në fuqi kufizimit në kufi

Lapsi.al 22 June 2021
Frika nga variantet e reja të COVID-19, Kina pritet të ruajë

Kina mund t’i mbajë në fuqi kufizimet që ka në kufi edhe për një vit.

Ky vendim sipas Wall Street Journal mund të merret nga frika e varianteve të reja apo nga dëshira për të mbrojtur eventet e rëndësishme nga ndonjë vatër e mundshme infektimi.

Lojërat Olimpike Dimërore do të zhvillohen në vend në shkurt, ndërsa do të ketë gjithashtu një tranzicion pushteti një herë në dekadë brenda partisë në pushtet që do të jetë më pak kalimtar se zakonisht pasi udhëheqësi Xi Jinping pritet të kërkojë një mandat shtesë , duke tejkaluar kufirin e dy mandateve.

Vizat e reja për të hyrë në Kinë janë kryesisht të kufizuara vetëm për ata që kanë marrë një dozë të vaksinës kineze, ndërsa personat e tjerë duhet të kalojnë të paktën dy javë në karantinë në një hotel.

Kina nuk ka miratuar ende asnjë nga vaksinat perëndimore të miratuara nga OBSH, dhe anasjelltas. Është ende e paqartë nëse Kina do të ndjekë shembullin e Japonisë duke mos lejuar spektatorët e juaj që të marrin pjesë në lojërat e shkurtit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI