Flash

Dosja e SPAK/ Gysi-Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Alarmi i OKB për klimën: Ngrohja globale rrezikon njerëzimin

Lapsi.al 23 June 2021
Alarmi i OKB për klimën: Ngrohja globale rrezikon njerëzimin

Ngrohja globale mbi pragun e vendosur nga marrëveshja e klimës në Paris do të kishte ndikime të pakthyeshme në sistemet njerëzore. Nëse arrihen +2 gradë celsius në vend të +1.5, rreth 420 milionë më shumë njerëz në Tokë do të duhet të përballen me valë ekstreme të nxehtësisë dhe deri në 80 milionë më shumë njerëz në botë mund të kërcënohen nga uria. Kjo është ajo që thuhet në një draft të raportit të Grupit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC) të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

“Mungesa e ujit, eksodi, kequshqyerja, zhdukja e specieve: jeta në Tokë siç e dimë se do të transformohet në mënyrë të pashmangshme nga ndryshimi i klimës kur fëmijët e lindur në 2021 do të jenë 30 vjeç ose edhe më herët, paralajmëron IPCC. Cilado qoftë shkalla e zvogëlimit të emisioneve të gazrave serrë, ndikimet shkatërruese të ngrohjes globale në natyrë do të përshpejtohen dhe do të bëhen të prekshme shumë më përpara se 2050”,  thuhet në projekt-raport.

“Jeta në Tokë mund të rikuperohet nga ndryshime të mëdha klimatike duke evoluar në specie të reja dhe duke krijuar ekosisteme të reja, por njerëzimi nuk mundet”, vijon IPCC.

Raporti i plotë i vlerësimit me 4000 faqe, është shumë më alarmant se sa ai i mëparshmi në 2014, që synon të drejtojë vendimet e ardhshme të politikave. Ndërsa konkluzionet e tij kryesore nuk do të ndryshojnë, ai nuk do të dalë zyrtarisht deri në shkurt 2022, pas miratimit të tij me konsensus nga 195 shtete anëtare.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI