Bashkimit Europian i duhet një qasje më e unifikuar për rregullat e udhëtimit në mënyrë që të parandalohet përhapja e versionit Delta të koronavirusit, tha më 24 qershor, kancelarja gjermane, Angela Merkel.
"Pas asnjë dyshim jemi të shqetësuar me variantin Delta”, u tha Merkel gazetarëve pas mbërritjes në Bruksel për të marrë pjesë në një samit të BE-së.
"Nëse vini nga Britania e Madhë në vendin tonë duhet të hyni në karantinë, por kjo masë nuk zbatohet në gjitha vendet evropiane. Unë do të dëshiroja që të gjitha ta kenë këtë rregull", tha Merkel./REL