Flash

Policia e Tiranës arreston 4 persona për vepra të ndryshme penale

Lapsi.al 23 June 2021
Policia e Tiranës arreston 4 persona për vepra të ndryshme penale

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë, për vepra të ndryshme penale. Në kuadër të operacionit të koduar “Tamponi”, u bë ekzekutimi i urdhrit të ndalimit të shtetasit me inicialet E. K., 41 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”, “Falsifikimi vulave dhe stampave dhe formularëve dhe “Prodhim i mjeteve për falsifikimin e dokumenteve”.

Ky shtetas është kapur nga shërbimet e PKK Qafë-Thanë në tentativë për të dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. P, 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: H. D., 41 vjeç dhe K. P., 21 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI