Flash

Banorët e Dropullit protestë për mungesën e transportit urban

Lapsi.al 23 June 2021
Banorët e Dropullit protestë për mungesën e transportit

Banorët e fshatrave të thellë malorë të Dropullit të Sipërm janë grumbulluar sërish në qendër të fshatit Vrisera për të adresuar shqetësimin e tyre në lidhje me transportin publik.

Ata ankohen se linja e transportit urban nuk i përshkon këto fshatra duke detyruar banorët, mosha mesatare e të cilëve është 70 vjeç, të udhëtojnë me taksi ose me këmbë për më shumë se 15 km deri në Jorgucat, që është edhe stacioni i fundit i linjës Gjirokastër-Dropull.

500 banorë të këtyre 14 fshatrave përballen çdo ditë me problematika shqetësuese. Përveç mungesës së transportit urban nëpër fshatra, ata ankohen edhe për ndërprerje të energjisë dhe mungesë të shërbimeve.

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

Sipas parashikimit të motit, këtë të mërkurë në mëngjes, temperatura e ajrit do të ngrohë duke variuar nga+23°C deri në +35°C. Përgjatë ditës nuk priten reshje ...

07:12

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI