Flash

BE jep 25.5 mln euro për furnizimin me ujë në Kamëz/ Soreca: Mjedisi duhet të jetë përparësi e Shqipërisë

Lapsi.al 21 June 2021
BE jep 25.5 mln euro për furnizimin me ujë në Kamëz/ Soreca:

25.5 mln euro janë investuar nga Bashkimi Europian në bashkëpunimim me qeverinë gjermane dhe atë zvicerane për sektorin e ujit të pijshëm për zonën e Kamzës. Në lançimin e këtij programi kreu i delegacionit të BE në vendin tonë Luigi Soreca tha se ky është programi më i madh i BE për Shqipërinë përveç rindërtimit, që do të ketë ndikim thelbësor për këtë sektor.

“Lancimi i programit të sektorit të ujit mbështetet nga BE përmes një granti prej 25.5 mln euro dhe bashkëfinancuar nga Gjermania dhe Zvicra. Ky është moment i rëndësishëm e Shqipërisë moderne. Ky është programi më i madh i BE në Shqipëri përveç atyre për Rindërtimin. I sjell ujë të pijshëm dhe kushte më të mira për shumë qytetarë në Shqipëri, është shembull i mënyrës si funksionon BE. Jemi bërë bashkë për të trajtuar sektorin e ujërave të zeza, ka ambicien për të dhënë një ndikim rrënjësor për sektorin. Do ta ndihmojë Shqipërinë të afrohet me BE me standardet e BE në fushën e ujit dhe ujërave të zeza”.

Soreca i bëri thirrje Shqipërisë që të ketë mjedisin përparësi, në mënyrë që këto investime të japin fryte.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Diell dhe temperatura të larta gjatë gjithë ditës në jug dhe qendër, ndërsa në veri të vendit, mesdita sjell vranësira e rrebeshe të shkurtra, por vetëm vranësi...

07:21

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI