Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Berisha mbi dy orë në zyrën e Bashës. A u përcaktua fati politik i ish-kryeministrit?

Lapsi.al 13 June 2021
Berisha mbi dy orë në zyrën e Bashës. A u përcaktua

Ditën e zgjedhjeve për kryetarin e PD-së, tre ditë pas deklaratës bombë të Sali Berishës se nuk përjashton rikthimin në krye të partisë që drejtoi për mbi çerek shekulli, ish-kryeministri takoi Lulzim Bashën në zyrën e tij.

Takimi në selinë blu zgjati mbi dy orë. Asnjë detaj rreth diskutimit nuk ka rrjedhur në media.

E ndërsa deklarata e Berishës për rikthim tronditi partinë më të madhe të opozitës, të cilën Lapsi.al e përshkroi si një shantazh ndaj Lulzim Bashës, ky i fundit nuk duket se ka reflektuar për të ndryshuar qëndrim ndaj "non-gratas" që amerikanet i caktuan Berishës.

Analiza/ Arsyet pse Berisha po shantazhon Bashën dhe ç'mund të ndodhë në PD? 

Në zgjedhjet e sotme favorit është Basha. Kur Berisha troket në derën e kryetarit që e caktoi vetë dhe kalon mbi 120 minuta aty, hamendësisht mund të themi se diçka eshte gatuar. Veshja e Berishës me mburojën blu? Apo ndarja përfundimtare e Bashës nga babai politik?

Ditën kur 75 mijë anëtarë të kësaj force politike po votojnë për të zgjedhur kreun e tyre, Berisha nuk u mbështet bindshëm nga asnjë pretendent, as nga Basha, Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi, apo Agron Shehaj.

Cilido qoftë rezultati i zgjedhjeve të sotme, Sali Berisha nuk e ka luksin të brohorasë për asnjërin.

Analiza/ PD po hyn në epokën e post berishizmit 

Në fasadë Berishës nuk i është treguar dera nga partia e tij, edhe pse ne thelb ai deri sot eci vetëm. Nuk dihet nëse takimi i gjatë me Bashën do ia ndryshojë fatin.

Megjithatë, nëse historinë do e përshtasim në ekuacion, drejtuesi më jetëgjatë politik i Shqipërisë post komuniste, edhe pse afër 80-ave, nuk do duhej të surprizonte askënd nëse do vendoste ti futej një rrugëtimi të fundit të udhëheqjes politike, në stilin agresiv që në zhargon i mban edhe emrin, stilin berishian.

Kjo do të ishte beteja e fundit e doktor Berishës, sa simbolike aq edhe konkrete. Por ndryshe nga ç'na mëson historia, e para betejë që nuk kërkoi vetë ta luftonte. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

Të shtëna me armë në Tiranë

Të shtëna me armë raportohet të kenë ndodhur mesnatën e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së njohur si Porcelani. Për momentin nuk ka më tepër inf...

00:24

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43