Flash

Vrau gruan me thikë, shqiptari i moshuar dënohet me burgim të përjetshëm në Greqi

Lapsi.al 11 June 2021
Vrau gruan me thikë, shqiptari i moshuar dënohet me burgim të

Një 61-vjeçar shqiptar në Patra të Greqisë u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e gruas së tij. Vrasja makabre ndodhi në muajin qershor të 2014 në fshatin Achaea në Greqi.

61-vjeçari e vrau gruan e tij me një thikë kuzhine e më pas e mbështolli trupin e të ndjerës me qilim dhe shkoi në polici ku tregoi ngjarjen.

Mediat greke shkruajnë se debati mes tyre nisi pasi gruaja këmbëngulte që të rikthehej në punë, kur kishte vetëm 8 ditë që kishte dalë nga spitali. Ndërkohë, vijojnë mediat, 61-vjeçari i kërkonte asaj që të qëndronte në shtëpi.

Përpara gjykatës ai ka treguar se nuk kishte qëllim për ta vrarë dhe se nuk e kishte kuptuar se çfarë kishte bërë deri në momentin që e ndjera ra në tokë e mbuluar në gjak.

Sipas tij, bashkëshortja e ka ofenduar, shtyrë dhe e ka goditur në gjoks, duke bërë që ai të humbasë qetësinë.

“Ajo më foli ashpër dhe keq. Më shtyu në gjoks, duke kaluar para meje. Humba durimin, sepse po përpiqesha shumë për shëndetin e saj“, tha i akuzuari.

I pyetur në Gjykatë se pse e mbështolli trupin e saj me qilim, 61-vjeçari u përgjigj se nuk dëshironte që ta shihnin fëmijët teksa ai shkonte në polici.

Pavarësisht se ai deklaroi se ishte një akt i pafalshëm dhe i nxituar, mediat greke kanë publikuar deklaratën e motrës së viktimës e cila thoshte se prej kohësh çifti kishte problem pasi 61-vjeçari ishte xheloz.

“Ai ishte xheloz për të dhe e rrihte shpeshherë pasi besonte se e tradhtonte” – është shprehur motra e të ndjerës sipas mediave greke.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43