Kryedemokrati Lulzim Basha thotë se përgjigja e demokratëve këtë të dielë për masakrën zgjedhore të 25 prillit do të jetë e fortë dhe e qartë.
Basha shkruan se PD nuk do e lërë Shqipërinë në duart e regjimit Rama-Doshi duke theksuar se bashkë me shumicën e shqiptarëve do luftojë për demokracinë dhe ndryshimin që njerëzit meritojnë.
“Këtë të diel përgjigja e demokratëve për masakrën zgjedhore, për rënien e demokracisë, për pengimin e përkohshëm të ndryshimit, do jetë e fortë dhe e qartë. Ne nuk e lëmë Shqipërinë në duart e regjimit Rama-Doshi! Së bashku me shumicën e shqiptarëve do luftojmë për demokracinë dhe për ndryshimin që njerëzit duan dhe meritojnë!”, shkruan Basha.