Flash

Monstruoze/ Vajza vret të atin në bashkëpunim me të dashurin, poston video kur tregon ngjarjen duke qeshur

Lapsi.al 11 June 2021
Monstruoze/ Vajza vret të atin në bashkëpunim me të

Dy adoleshentë, 18-vjeçari Aaron Guerrero dhe e dashura e tij 16-vjeçare Sierra Halseth dyshohet se kanë vrarë babain e kësaj të fundit pasi kundërshtonte lidhjen e tyre. Dyshimet janë shtuar pasi dyshja kanë publikuar një video ku rrëfenin krimin duke qeshur dhe duke bërë shaka.

"Dita e 3 pasi vramë dikë”, shprehet Guerrero duke qeshur, ndërsa vajza qesh edhe më shumë duke i thënë  me shaka që këtë gjë nuk duhet ta kishin thënë në kamera. Ndërkohë i dashuri i saj, Guerrero vijon të përkëdhelë 16-vjeçaren dhe thotë që ja vlejti. Gjatë videos në të cilën dëshmojnë se kanë vrarë dike, dyshja nuk ndalin ngacmimet dhe të qeshurat.

Policia në SHBA zbuloi copat e trupit të djegur të babait të 16-vjeçares më 9 prill, deh arrestoi çiftin 4 ditë më vonë, më 13 prill. Provat kundër dy të rinjve janë të qarta pasi, përveç rrëfimit të tyre rrëqethës në video, ka materiale nga kamerat e sigurisë së dyqanit që i tregon ata duke blerë sharra, doreza dhe zbardhues të gjetur në shtëpinë e të vrarit.

Prokurori i çështjes, Christopher Hammer përjashtoi mundësinë që 18-vjeçari të dënohej me vdekje. Ai shtoi se as Sierra Halseth nuk mund të dënohej me vdekje, për shkak të moshës së saj të re.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI