Flash

Punësonte pa letra të afërmit, shqiptari dënohet në Austri

Lapsi.al 10 June 2021
Punësonte pa letra të afërmit, shqiptari dënohet në

Një gjykatë gjermane ka dënuar me burg një 41 vjeçar nga Kosova i cili akuzohet për ndihmë emigrantëve të paligjshëm.

Mediat vendase bëjnë me dije se shqiptari nga Kosova, i cili kishte një kompani ndërtimi në Vorarlberg dhe për vite më radhë keqpërdori dhe shfrytëzoi punëtorët duke i sjellë nga jashtë dhe paguar me një pagë mjaft të ulët.

Zyra e prokurorit publik supozon se më shumë se 100 persona kanë punuar me një pagë të ulët në kompaninë e kosovarit. Në gjashtë raste është konfirmuar se ai, i ka paguar shumë pak punëtorët e tij dhe ka shfrytëzuar për të keq punën e tyre.

I dyshuari kishte një kompani për shtruarje të hekurit, një veprimtari kjo në të cilën kushtet e punës kritikohen vazhdimisht. Punëtorët ishin të varur nga punëdhënësi i tyre, sepse ata nuk kishin shkollim adekuat dhe as kontakte shoqërore me persona të tjerë në Vorarlberg.

I kishte sjell kushërinjtë ilegalisht në Voralberg. Kosovari ngarkohej edhe me edhe akuza të tjera. Në mënyrë ilegale dhe pa letra, ai përmes Serbisë dhe Hungarisë i kishte sjellë në Voralberg tre kushërinj të tij. I pandehuri mori dënimin prej tri vitesh burg. Ai po ashtu duhet të paguajë një pjesë të parave që nuk ua kishte dhënë punëtorëve të tij: Shifra është rreth 155 mijë euro.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI