Flash

Veliu mbledh shefat e komisariateve pas ngjarjeve kriminale në vend: Të rritet efikasiteti

Lapsi.al 9 June 2021
Veliu mbledh shefat e komisariateve pas ngjarjeve kriminale në vend:

Parandalimi i ngjarjeve kriminale, i kultivimit të kanabisit dhe ndërtimeve pa leje, ka qenë në fokusin e takimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu me Drejtorët e Departamenteve, Drejtorët Qendrorë e Vendorë dhe shefat e Komisariateve në vend.

Policia bën me dije se nisur nga ngjarjet e fundit në fushën e krimit ndaj personit dhe të dhunës në familje, Veliu ka zhvilluar një takim pune me drejtuesit e strukturave qendrore dhe vendore.

Gjatë takimit, Veliu ka kërkuar reagim të menjëhershëm të strukturave policore, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, që tentojnë të kultivojnë apo trafikojnë lëndë narkotike dhe atyre që kryejë ndërtime pa leje apo krime të tjera mjedisore.

“Të rritet efikasiteti i veprimeve për parandalimin e kultivimit të kanabisit në territor, duke bashkëpunuar me të gjithë aktorët dhe faktorët që ligji i ngarkon me përgjegjësi dhe të ushtrohet kontroll i përditshëm i territorit duke përdorur dronët, si dhe duke marrë të dhënat nga monitorimi ajror i GdF-së.

Strukturat e Policisë në të gjithë vendin, por sidomos në zonat bregdetare, zonat urbane dhe ato të mbrojtura, të veprojnë me tolerancë zero ndaj ndërtimeve pa leje duke proceduar me arrestimin e atyre që kryejnë këto ndërtime.

Qëndrimi i mëtejshëm në detyrë i secilit prej drejtuesve të strukturave vendore do varet nga reagimi i strukturave që keni në menaxhim, nga rezultati i parandalimit të veprimtarisë kriminale në cilëndo fushë që ajo do shfaqet”, theksoi Veliu.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI