Flash

SPAK kërkon konfiskimin e disa pronave që i përkasin Dritan Dajtit

Lapsi.al 9 June 2021
SPAK kërkon konfiskimin e disa pronave që i përkasin Dritan

Struktura e Posaçme Anti Korrupsion ka kërkuar sekuestrimin e disa pronave që i përkasin Dritan Dajtit. Kërkesa mësohet se është bërë në bazë të informacioneve të marra nga OFL-ja. Pas plotësimit të formularit të dekriminalizimit ai nuk ka mundur të justifikojë disa prona. Pasuria që është kërkuar të konfiskohet përfshin: 3 apartamente, një ndërtesë dhe pjesa e kapitalit të dy shoqërive që i përkasin bashkëshortes së Dritan Dajtit.

Dritan Dajti është një ndër emrat më të njohur të botës së krimit në vend. Ai qëndron në qeli që prej vitit 2009, pasi akuzohet për vrasjen e katër efektive të policisë. Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari, mbetën të vrarë në operacionin e Policisë me 7 gusht të vitit 2009, kur efektivët e Njësisë Operacionale të Policisë së Shtetit, ndërhynë në zonën e plazhit për të arrestuar Dajtin i cili ishte në kërkim, pasi ai ishte dënuar për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo, ngjarje e ndodhur në vitin 1999 në Tiranë.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI