Flash

Autori i vrasjes në Peqin flet para policisë: 5 vite më parë më gërvishti makinën

Lapsi.al 8 June 2021
Autori i vrasjes në Peqin flet para policisë: 5 vite më parë

Ngjarja e rëndë që tronditi Peqinin mëngjesin e sotëm ku një person u vra me armë zjarri duket të ketë pasur motive mjaft banale ku një konflikt i nisur 5 vite më parë ka çuar sot në humbjen e një jete. Autori i dyshuar i ngjarjes Leonard Bashaliu ka deklaruar para policisë se ka qëlluar me pistoletë në drejtim të Ylber Xhahysës për shkak se 5 vite më parë ky i fundit i ka gërvishtur makinën, dhe kjo ka sjellë një konflikt mes tyre që është përshkallëzuar më pas sot në përdorimin e armës.

45-vjeçari Ylber Xhahysa u dërgua në spital ku nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra, ndërkohë policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI