Apeli i GJKKO-së ka lënë në burg ish-gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxhën. Gjyqtarja ishte lakuar prej vitesh në media për lirimet e të dënuarve për jetë.
Me urdhër të SPAK, Enkelejda Hoxha u arrestua bashkë me 9 persona të tjerë më 11 shkurt me akuzën e korrupsionit. Ata u akuzuan se kishin ngritur një skemë përmes të cilës ulnin dënimet ose lironin nga burgu të dënuar për vepra të rënda penale kundrejt parave.