Flash

Mesazh i koduar?/ Ambasada Gjermane bën një postim të çuditshëm (Në kulm të protestave)

Diplomacia rrallë flet me deklarata të drejtpërdrejta. Ajo komunikon me simbole, me kohën kur zgjedh të flasë dhe me mesazhet që duhen lexuar mes rreshtave. Pikërisht për këtë arsye, postimi i Ambasadës Gjermane në Tiranë, i publikuar në kulmin e protestave më të mëdha (e sot më të tensionuar) kundër qeverisë Rama, ka ngritur një pyetje që nuk mund të anashkalohet.

19:22

182 mln euro investime buxhetore në 4-mujor, PPP-të, zgjedhjet, rindërtimi dhe bujqësia më të financuarat

Lapsi.al 4 June 2021
182 mln euro investime buxhetore në 4-mujor, PPP-të, zgjedhjet,

Një listë e detajuar e Ministrisë së Financave, ku raportohet përdorimi i fondeve buxhetore për investime, tregon se procesi i zgjedhjeve, projektet e koncesioneve, rindërtimi i pasojave të tërmetit, programet e subvencioneve për bujqësinë nga programi IPARD i Bashkimit Europian ishin më të financuarat. Tabela e investimeve me të dhëna të zgjeruara tregon se, në 4-mujorin e parë 2021 u shpenzuan rreth 22 miliardë lekë për investime kapitale ose rreth 22% e programit vjetor të investimeve me mbi 99 miliardë lekë.

Projekti më i financuar ishte identifikimi elektronik i zgjedhesve me rreth 1.8 miliardë lekë, ndërsa projekti i dytë më i financuar këtë 4-mujor që përkoi edhe me fushatën zgjedhore të 25 prillit ishin projektet e rindërtimit. Nga këto projekte, financimet më të mëdha shkuan për rindërtimin e banesave individuale me një shumë prej 1.2 miliardë lekësh. Ndryshe nga tremujorët e tjerë, këtë vit qeveria ndau për fermerët rreth 10 milionë euro nga fondet e IPARD nëpërmjet dy projekteve. 973 milionë lekë u dhanë për përfituesit e programit IPARD II masa e tretë edhe pse këtë projekt nuk ishin programuar fonde këtë vit. Ndërsa 235 milionë lekë të tjera u dhënë nëpërmjet projektit IPARD masa 1.

Rrugët, më e financuara Qukës-Qafë- Plloçe

Në4-mujorin e parë nga projektet rrugore më i financuari ishte segmenti rrugor Qukës – Qafë Plloçë me 705 milionë lekë me financimin e dy lotëve. Segmenti Kardhiq -Delvinë ishte i dyti më i financuari edhe këtë vit, duke marrë nga fondi i investimeve publike 528 milionë lekë në katër mujorin e parë 2021. Segmenti i Unazës së re nga pallati me Shigjeta deri të rreth-rrotullimi shqiponja u financua me 399 milionë lekë nga 400 milionë lekë që ishte programi vjetor. Punimet për ndërtimin e By Pasit të Vlorës u financuan me 309 milionë lekë, projekti për rehabilitimin e Lumit të Vlorës u financua me 295 milionë leke edhe pse për këtë vit nuk ishin programuar financime.

Koncesionet financohen me 10 mln euro

Rreth 5.5% e fondeve buxhetore që u përdorën për financimin e investimeve publike shkuan për financimin e kontratave koncensionare. Rreth 1,2 miliardë lekë, afërsisht 10 milionë euro u disbursuan për financimin e inceneratorëve, Rrugës së Arbrit dhe kompensimin e trafikut të munguar në Rrugën e Kombit.

Nga të dhënat e detajuara rruga e Arbrit mori 630 milionë lekë, ose rreth 50% të financimeve që shkuan për të gjitha koncesionet. 208 milionë lekë të tjera shkuan për financimin e inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit, përkatësisht me 188 dhe 40 milionë lekë. Rreth 3 milionë euro ose 369 milionë lekë u disbursuan për kompensimin e trafikut të munguar në Rrugën e Kombit. Koncensionari mori gjysmën e shumës vjetore të programuar prej 740 milionë lekësh./ Monitor

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI