Ish-kryeprokurori i Përgjithsëm Adriatik Llalla ka ankimuar vendimin e Shkallës së Parë për fshehje të pasurisë në tre raste. Ankimimi është bërë ditën e sotme, në kundërshti të vendimit që e dënon ish-kryeprokuron me dy vite burg dhe 5 vite heqje të mundësisë për të mbajtur funksione publike.Gjykata gjtihashtu vendosi për sekuestrimin e mbi 20 mijë metra katrorë tokë në pronësi të ish-kryeprokurorit dhe një apartamenti në Durrës. Sipas Gjykatës, Llalla nuk ka pasur burime të ligjshme. Ai u hetua edhe për pastrim parash, por në fund u dënua vetëm për fshehje të pasurisë.
Ish-prokurori i përgjithshëm është një prej 4 personave publikë të cilëve u është ndaluar hyrja në SHBA, bashkë me Sali Berishën, Tom Doshin dhe Vangjush Dakon.