Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave është vendosur miratimi i gati 500 mijë dollarëve për pagesat e dozave të vaksinës Sputnik. Buxhetit të shtetit për vitin 2021, në kategorinë e shpenzimeve korrente, i shtohen 497 500 dollarë për pagesa ndaj vaksinave Sputnik, sipas kushteve të përcaktuara në marrëveshjen, ndërmjet “Human Vaccine” LLC dhe Ministrisë të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin e Shqipërisë dhe Institutit të Shëndetit Publik.
Shqipëria ka siguruar vaksina nga prodhuesit: Astrazeneca, Pfizer dhe Sputnik dhe SinoVac.