Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Lushnjë, në mesnatë. Policia raporton se një 62-vjeçar ka mbetur i vrarë, ndërsa është plagos rëndë edhe djali i tij. Krimi ndodhi në fshatin Fier i Ri, teksa mësohet se shtetasi S.Sh. qëlloi me armë 62-vjeçarin R.Q. në lokalin e këtij të fundit. Plumbave nuk i shpëtoi dhe djali i viktimës, K.Q. i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin S. Sh., 57 vjeç, banues në fshatin Krutje e Sipërme. Gjithashtu, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se autori kreu krimin.
[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/06/WhatsApp-Video-2021-06-03-at-11.49.24-AM.mp4"][/video]