Flash

Krimet mjedisore, tre persona procedohen penalisht në Berat

Lapsi.al 4 June 2021
Krimet mjedisore, tre persona procedohen penalisht në Berat

Tre presona janë proceduar penalisht nga policia e Beratit, pasi dyshohet se kanë prerë në mënyrë të paligjshme lëndë drusore.

Shërbimet e policisë gjatë kontrollit të ushtruar në në një sipërfaqe toke në vendin e quajtur “Shullër i Hadajve”, kanë konstatuar lëndën e prerë drusore, ndërsa kanë proceduar penalisht, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”,  29-vjeçarin M. T., 31-vjeçarin L. G dhe 27-vjeçarin D. B .

Poliçan/Informacion

Vijon zbatimi i planit të masave për goditjen e paligjshmërisë në fushën e mbrojtjes së territorit si dhe për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Konstatohet nga Policia, lëndë drusore që dyshohet të jetë prerë në mënyrë të paligjshme.

Procedohen penalisht poseduesit e lëndës drusore.

Në zbatim të planit të masave për goditjen e paligjshmërisë në fushën e mbrojtjes së territorit, si dhe për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në një sipërfaqe toke në vendin e quajtur “Shullër i Hadajve”, kanë konstatuar se shtetasit M. T., L. G dhe D. B. kishin grumbulluar lëndë drusore që dyshohet të jetë prerë në mënyrë të paligjshme.

Shtetasit M. T., 29 vjeç, banues në fshatin Zhitom, L. G., 31 vjeç, banues në Remanicë dhe D. B., 27 vjeç, banues në Velabisht, në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Parandalimin e Krimit i kanë proceduar penalisht, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

 

 

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI