Flash

Gulen akuzohet se organizoi grusht shteti në Turqi, agjentët i arrestojnë dhe riatdhesojnë nipin

Lapsi.al 31 May 2021
Gulen akuzohet se organizoi grusht shteti në Turqi, agjentët i

Agjentët e Organizatës Kombëtare të Inteligjencës së Turqisë kanë ndërmarrë një aksion në të cilin kanë arrestuar dhe riatdhesuar nipin e Fethullah Gulen, kundërshtarit të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Ankaraja e akuzon, Fethullah Gulen, predikuesin mysliman, i cili jeton në SHBA, për organizimin e përpjekjes për grusht shtet më 2016, që la qindra të vdekur dhe mijëra të tjerë të plagosur. Që nga viti 2016, Turqia ka arrestuar dhjetëra mijëra njerëz që dyshohet se kanë lidhje me Gulenin. Duke cituar burime brenda organeve të sigurisë, Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu, njoftoi se Selahaddin Gulen u soll në Turqi nga agjentët e inteligjencës turke.

Nuk është bërë e ditur se në cilin vend është arrestuar ai. Agjencia publikoi një fotografi të të dyshuarit me pranga në duar. Anash tij ishin vendosur dy flamuj të Turqisë. Raportet nuk ofruan informacione nëse operacioni i agjentëve të inteligjencës ishte bërë në marrëveshje me vendin ku është arrestuar nipi i Gulenit. Selahaddin Gulen akuzohet se i përket "organizatës terroriste FETO", përshkrimi i përdorur nga Ankaraja për lëvizjen e Fethullah Gulen.

Gulen, i cili jeton në Pensillvani të SHBA-së, këmbëngul se udhëheq një rrjet paqësor të bamirësive dhe kompanive dhe mohon çdo lidhje me përpjekjen për grusht shteti më 2016. Erdogan dhe Gulen dikur kanë qenë aleat.Ndërsa sot, Erdogan thotë se Gulen është udhëheqës i një grupi "terrorist" i cili synon të rrëzojë qeverinë turke. Që prej grushtit të shtetit të dështuar më 2016, Turqia ka "riatdhesuar" dhjetëra njerëz të akuzuar se i përkisnin rrjetit të Gulen, veçanërisht në Ballkan dhe Afrikë.

Rrëmbimi i gjashtë shtetasve turq në Kosovë, nga agjentët turq, më 2018 nxiti një krizë politike në vendin e Ballkanit, duke çuar në shkarkimin e ministrit të Brendshëm dhe shefit të inteligjencës. Në Turqi, që nga viti 2016, më shumë se 140,000 punonjës të sektorit publik, përfshirë mësuesit dhe gjyqtarët gjithashtu janë shkarkuar ose pezulluar për lidhje të dyshuara me Gulenin./REL

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI