Flash

“Super mutanti”/ Ekspertët: Varianti i ri i Covid do jetë më i rrezikshëm dhe më ngjitës

Lapsi.al 27 May 2021
“Super mutanti”/ Ekspertët: Varianti i ri i Covid do jetë

Një variant i koronavirusit i etiketuar si "super mutanti" që është "më infektues" mund të shfaqet edhe pse vaksinimet po rriten. Profesori Ravi Gupta, profesor i mikrobiologjisë klinike në Universitetin e Kembrixhit, tha se virusi "do të ndyshojë në disa mënyra të çuditshme". Ai shtoi se Covid është i paparashikueshëm dhe se “varianti indian” është vetëm fillimi. I pyetur se si duhet të përgatitemi për variantet e ardhshme, Prof. Gupta tha se deri tani ishin krijuar vaksina të mira, por duhet të bëhet më shumë presion mbi prodhuesit e tyre.

"Tani duhet të bëjmë pak më shumë presion mbi krijuesit e vaksinave që t’i përshtatin ato sipas varianteve të reja. Virusi do të bëjë disa gjëra të çuditshme. Ky është vetëm fillimi. Unë mendoj se virusi do të rikombinohet. Ju do të merrni viruse “super mutante” besoj. Kjo nuk është domosdoshmërisht një gjë e tmerrshme, por virusi do të bëjë gjëra shumë të papritura sepse sasia e presionit mbi të do të jetë e rëndë, kështu që ai do të përshtatet.

Ne e dimë që njerëzit kanë ende infeksione kronike dhe kështu ndodhin të gjitha në përgjithësi. Është e vështirë të thuash se çfarë do të ndodhë, por virusi do të gjejë mënyra për t'u bërë më infektues. Ju mund ta shihni që tashmë, kur ai është nën presion do të përpiqet të jetë më efikas në transmetim në mënyrë që të mund të arrijë punën me më pak grimca virusi" - tha ai.

Duke iu referuar disa prej mutacioneve, njëri prej tyre i përhapur në Indi, eksperti tha se ato janë "vetëm fillimi" dhe se do të ketë ndryshime të mëtejshme të virusit, jo vetëm për zhdukjen e antitrupave, por edhe për të rritur transmetueshmërinë. Varianti indian është shumë i transmetueshëm dhe po përhapet në të gjithë Britaninë. Ai është bërë lloj dominues në disa pjesë të vendit.

Prof. Gupta tha që me rritjen e injektimit të vaksinave, për shumicën e njerëzve që marrin virusin do të jetë një sëmundje e lehtë, madje edhe me "super variantet", por gjithmonë do të ketë disa njerëz të prekshëm.

“Ne shohim që edhe me grip, kemi shumë vdekje çdo vit në grupe të prekshme. Ne përpiqemi t'i vaksinojmë së pari për t'i mbrojtur, por nuk funksionon gjithmonë. Por unë nuk mendoj se duhet të themi se do të jetë automatikisht si gripi, mendoj se ky është një virus i paparashikueshëm dhe nuk duhet të jemi tepër të sigurt në asnjë fazë" - tha ai.

Profesori Neil Ferguson, një epidemiolog në Imperial College London tha se relaksimi i kufizimeve në qershor do të varet nga sa i transmetueshëm është varianti indian.

“Për shkak se ky variant është i transmetueshëm nuk përjashtohet edhe një valë e tretë në Mbretërinë e Bashkuar. Mund të jetë në verë ose në fillim të vjeshtës kur situata është më e menaxhueshme sepse më pas rrezikon të mbingarkojë përsëri sistemin shëndetësor. Nëse tejkalon ato nivele, atëherë duhet të rishikojmë shkallën e rihapjes dhe ndoshta të ngadalësojmë hapin tjetër” – tha ai. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI