Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

BB: Shqipërisë iu shtuan 112 mijë të varfër më 2020 nga pandemia, niveli më i lartë i varfërisë në Rajon

Lapsi.al 14 May 2021
BB: Shqipërisë iu shtuan 112 mijë të varfër më

Pandemia Covid -19 dhe tërmeti i 26-nëntorit 2019 e bënë me agresive varfërinë në Shqipëri. Sipas vlerësimeve të fundit të Bankës Botërore mbi varfërinë relative ( popullsia që jeton me më pak se 5,5 dollarë amerikan ë ditë), Shqipërisë i janë shtuar midis 28 mijë dhe 112 mijë të varfër në 2020-n.

Në vlerësimin konservativ të Bankës Botërore, më shumë janë prekur shtresat që përfshihen në klasat 2-4 (për efekt të matjes së varfërisë, popullsia ndahet në 5 klasa me nga 20% secila, ku klasa 1 i përket 20 përqindëshit me më pak të ardhura dhe klasa 5 atij me më shumë).

“Në vitin 2020, niveli i varfërisë në Shqipëri parashikohet të jetë rritur me 1 pikë përqindje (28,000 të varfër të rinj). Metoda jonë më konservatore për vlerësimin e varfërisë parashikon një rënie më të madhe të të ardhurave për punëtorët në klasat 2-4 të shpërndarjes së të ardhurave, krahasuar me parashikimin standard bazuar në PBB, duke rezultuar në një rritje të vlerësuar të varfërisë prej 4 pikë përqindje, ekuivalente me 112,000 të varfër të rinj”, thuhet në raportin e Bankës.

Raporti thekson se Shqipëria ka nivelin më të madh të varfërisë në Ballkanin Perëndimor; rreth një e treta e njerëzve të saj jetojnë me më pak se 5.5 dollarë në ditë (në PPP 2011-prodhimi i brendshëm bruto për frymë bazuar në standardin e fuqisë blerëse). Në të gjithë rajonin (Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnjë Hercegovina) vlerësohet të jenë shtuar midis 165 dhe 336 mijë të varfër në vitin 2020. Në variantin konservativ, gati një e treta e të varfërve të shtuar në rajon i përket Shqipërisë- Shënim i Monitor.

Në vitin 2020 Serbia kishte rritjen më të vogël të vlerësuar të varfërisë (0,1 pp); rritja e vlerësuar e varfërisë për Kosovën ishte 3.9 pp dhe për Malin e Zi 5.5 pp. Një vlerësim më konservator për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut parashikon një rritje e varfërisë me rreth 4 pp në të dyja vendet.

Kosovës, vlerësohet se i janë shtuar 70-90 mijë të varfër të rinj. Shkalla e varfërisë së Kosovës ra nga 24.4 për qind në 2017 në një vlerësim prej 21.4 për qind në 2019. Gjatë pandemisë vlerësohet se varfëria është rritur me 4-5 pikë përqindje.

Në Mal të Zi, pandemia fshiu 6 vite të reduktimit të varfërisë. Analiza e simulimit sugjeron që varfëria u rrit nga rreth 14.5 për qind në 2019 në rreth 20 për qind në 2020.

Maqedonisë së Veriut iu shtuan 25-92 mijë të varfër. Shkalla e varfërisë u ul nga rreth 35.8 për qind në 2009 në 17.9 për qind në 2018, por nga pandemia vlerësohet se ky tregues u rrit sërish me 4 pikë përqindje.

Serbia është shteti i vetëm i rajonit, që ka arritur të mbajë tregues të qëndrueshëm të varfërisë, pas një recesioni të butë që kaloi vendi, me një rënie prej vetëm 1%. Si rezultat, vlerësohet se varfëria qëndroi në rreth 17.4 për qind në vitin 2020, afër nivelit të saj të vitit 2019 dhe do të rifillojë rënien e saj në 2021.

Për Bosnjë Hercegovinën, vlerësimi i fundit për varfërinë është ai i vitit 2015, ku varfëria vlerësohet në nivelin e 16%. Pandemia ka ndikuar negativisht tregun e punës dhe varfërinë, ndërsa pritet rimëkëmbje në 2021.

Varfëria u ul pak në Shqipëri në 2014-2019, pavarësisht rritjes ekonomike

Raporti thekson se në Shqipëri, midis 2014 dhe 2019 varfëria ra me vetëm 1 pikë përqindje, pavarësisht se rritja mesatare vjetore e PBB-së ishte 3 për qind. Tronditja e dyfishtë, e tërmetit dhe pandemisë i fshiu totalisht rezultatet e arritura më parë.

Punësimi total ra me 1.8 për qind në 2020, ndërkohë pjesëmarrja e forcës së punës ra, veçanërisht mes të rinjve. Papunësia u rrit në mënyrë të qëndrueshme që nga tremujori i dytë 2020, veçanërisht për grup moshën 30–64 vjeç. Në fund të vitit 2019, varfëria monetare dhe privimi material u rrit në shtatë bashkitë më të prekura nga tërmeti.

Metoda më konservatore e Bankës Botërore parashikon një rritje të nivelit të varfërisë për Shqipërinë me 4 pikë për qind përgjatë vitit 2020, duke arritur në 44%. Ky vlerësimin parashikon një rënie më të madhe të të ardhurave për punëtorët në klasat 2-4 te të ardhurave ekuivalente tek 112,000 të varfër të rinj.

Përmirësimet e mirëqenies në Ballkanin Perëndimor u ndërprenë në vitin 2020, ndërsa kriza COVID-19 i shtyu ekonomitë në recesion. Ulja e varfërisë në rajon u ndal, dhe varfëria u rrit me rreth 2.3 pp, ose 336,000 të rinj të varfër në rajon.

Ndikimet e vlerësuara të COVID-19 në varfëri ndryshojnë në të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke reflektuar ndryshimin e konsiderueshëm të ndikimit të krizës në ekonomi.

Në shumicën e vendeve të Ballkanit varfëria u rrit për shkak të rënies së madhe të të ardhurave të familjeve urbane afër vijës së varfërisë që punojnë veçanërisht në ndërtim, shërbime dhe prodhim.

Banka Botërore përdori dy metoda për të vlerësuar varfërinë e mundshme, ndikimin e pandemisë COVID-19 në 2020 dhe rimëkëmbjen e mundshme në 2021: (1) parashikimet bazuar në rritjen sektoriale të PBB-së dhe (2) mikrosimulimin e hollësishëm të goditjeve dhe përgjigjet e politikave./Monitor

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Moti vijon këtë të premte me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta në të gjithë Shqipërinë. Gjatë gjithë ditës, reshje të pakta lokalizohen në veri d...

07:22

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43