Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurori shtatë funksionarë publikë në Shkodër dhe Sarandë. Në një njoftim për shtyp KLSH bën të ditur se gjatë aludimit të kryer në Kadastrën e Sarandës janë gjetur problematika të menaxhimit të aseteve dhe pasurisë publike, duke dalë në përfundim se veprimtaria e tre ish-zyrtarëve ka pasur devijime ligjore. Po ashtu, katër funksionarë të Drejtorisë së Rrugëve në rajonin e Shkodrës janë konstatuar se kanë bërë një sërë shkeljesh mbi zbatimin e ligjshmërisë në prokurimin e fondeve publike dhe sipërmarrjet e mirëmbajtjes së segmenteve rrugore.
"Për veprimet që kanë sjellë pasojën e përfitimit për persona të tjerë, duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit nga tre funksionarë të DVASHK Sarandë si dhe për zbatimin e procedurave të prokurimit në kundërshtim me Ligjin Nr. 9643 Dt. 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar, për katër funksionarë të Drejtorisë së Rrugëve të Rajonit Verior Shkodër, KLSH i është drejtuar Prokurorisë ku kërkon ndjekje për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal”, njofton KLSH.