Flash

Greqi/ Shqetësohej prej zhurmave, pacienti shqiptar i heq oksigjenin të intubuarit

Lapsi.al 8 April 2021
Greqi/ Shqetësohej prej zhurmave, pacienti shqiptar i heq oksigjenin

Një pacient 60-vjeçar me origjinë shqiptare i infektuar me Covid-19 akuzohet se ka bërë një krim makabër, duke i hequr tubat e oksigjenit një tjetër pacienti, ku ky i fundit ishte i intubuar për shkak të rëndimit nga virusi.  76-vjeçari i intubuar ka ndërruar jetë dje pasdite, ndërsa mediat greke shkruajnë se sipas të dhënave ka qenë heqja e tubave të oksigjenit nga 60-vjeçari shqiptar ajo që i ka shkaktuar vdekjen.

60-vjeçari shqiptar po kurohej në të njëjtën dhomë me 76-vjeçarin e intubuar. Për shkak të intubimit, sasia e madhe e oksigjenit që merrte 76-vjeçari krijonte zhurmë dhe kjo ka bërë që shqiptari të ndërmarrë veprimin e rëndë duke i shkëputur furnizimin me oksigjen dhe duke i shkaktuar vdekjen.

Kjo nuk është hera e parë që presioni i oksigjenit ndikon negativisht tek pacientët e prekur me Covid-19. Ashtu si në shumë vende të botës por edhe në Shqipëri, pacientët jo rrallë herë janë ankuar për shkak të zhurmës që krijon pajisja e furnizimit me oksigjen. Ndërkohë studimi, i kryer së fundmi nga Universiteti i Oksfordit dhe botuar në revistën The Lancet Psychiatry, zbuloi se 34 për qind e pacientëve që u shëruan nga COVID-19 përjetuan çrregullime të shëndetit mendor dhe neurologjik.

Për sa i përket viktimës 76 vjeç, sipas mjekëve, gjendja e tij shëndetësore ishte duke u përmirësuar ndjeshëm. Papritmas në orët e para të pasdites pacienti ndërroi jetë diçka që i bëri mjekët të shqetësohen. Ata zbuluan, se kishte shenja të çuditshme në kabllot që lidhin sistemin e furnizimit me oksigjen.

Nga ana tjetër 60 vjeçari shqiptar ishte ankuar edhe më parë për zhurmën që i vinte nga aparati i oksigjenit. Ndërkohë policia nuk ka arrestuar ende autorin e krimit për shkak se ai është ende pozitiv me covid-19. Megjithatë në ditët në vijim pritet të merren masa për të.

Të këshilluara

Ushtria kineze rrethon Tajvanin

Forcat e armatosura të Kinës kanë zhvilluar stërvitje ushtarake në perëndim dhe lindje të Tajvanit të hënën në një lëvizje që analistët e cilësuan paralajmërim ...

10:43

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI