Flash

Sistemi shëndetësor publik në presion, Greqia urdhëron mjekët e spitaleve private të vijnë në ndihmë

Lapsi.al 22 March 2021
Sistemi shëndetësor publik në presion, Greqia urdhëron

Greqia po urdhëron mjekë nga sektori privat që të ndihmojnë sistemin shëndetësor publik që aktualisht është duke përballuar një tension të madh. Ministri i shëndetësisë i vendit Vassilis Kikilias ishte ai që e njoftoi vendimin pasi apeli i bëri më herët për praktikantët e privatit nuk pati përgjigje të konsiderueshme.

“Për javë të tëra, Ministria e Shëndetësisë u ka dërguar një ftesë, një apel,  mjekëve privatë për të ndihmuar spitalet… gjatë valës së tretë të madhe të pandemisë Covid-19. Fatkeqësisht, shumë pak mjekë privatë erdhën,” tha Kikilias.

“Duke marrë parasysh kushtet e urgjencës … Ministria e Shëndetësisë po urdhëron shërbimet personale në specialitetet e mjekëve, pneumologëve dhe mjekëve të përgjithshëm,” tha ai.

Kujtojmë se Greqia është duke regjistruar një rritje të shtrimeve në spitalet e Athinës, ndërsa në njësitë e kujdesit intnesiv janë duke u mbaruar shtretërit, raportojnë mediat vendase.

Për të lehtësuar presionin mbi sistemin shëndetësor, qeveria greke njoftoi gjithashtu se do të fillojë shpërndarjen falas për ata që janë të siguruar, të kiteve të vetëtestimit nëpër farmaci, duke nisur nga java e parë e prillit.

Pavarësisht rritjes së rasteve, një numër hapësirash arkeologjike në të gjithë Greqinë, përfshirë Akropolin në Athinë, janë rihapur për vizitorët. Vendi javën e kaluar njoftoi heqjen e një numri kufizimesh anti-covid, si pjesë e një plani për t’u rihapur gradualisht përpara sezonit të turizmit.

Sallone estetike dhe ato të flokëve u rihapën të hënën dhe kishat do të kenë shërbime të kufizuara në kremtimin e Pashkëve Ortodokse.

Të këshilluara

Greqia feston 200-vjetorin e pavarësisë

Përmes paradave me kostume tradicionale dhe me fluturimin e avionëve rafale në qiellin e Athinës, Greqia feston sot 200 vjetorin e pavarësisë së saj nga perando...

17:04

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI