Flash

Spanja legalizon vetëvrasjen e asistuar dhe eutanzaninë

Lapsi.al 19 March 2021
Spanja legalizon vetëvrasjen e asistuar dhe eutanzaninë

Spanja është vendi i pestë në Europë që legalizon vetëvrasjen e asistuar* dhe eutanazinë* për pacientët që vuajnë shumë nga sëmundjet e pashërueshme dhe njerëzit me kushte të përhershme të padurueshme.

Eutanazia: Një mjek lejohet me ligj që t'i japë fund jetës së një personi me një mënyrë pa dhimbje, për sa kohë që pacienti dhe familja e tyre bien dakord.

Vetëvrasje e asistuar: Një mjek ndihmon një pacient të bëjë vetëvrasje, si pasojë e kushteve të padurueshme mjekësore, nëse ata e kërkojnë atë.

Dhoma e ulët e parlamentit spanjoll votoi 202-140 me dy abstenime mbi miratimin përfundimtar të projekt-ligjit të eutanazisë. Deputetët nga koalicioni qeverisës i krahut të majtë të Spanjës dhe partitë e tjera e mbështetën atë, ndërsa ligjvënësit konservatorë dhe ekstremë të djathtë votuan kundër legjislacionit, duke u zotuar ta përmbysin në të ardhmen.

"Sot ne jemi një vend më njerëzor, më i drejtë dhe më i lirë. Faleminderit të gjithë atyre që luftuan pa u lodhur për njohjen e së drejtës për të vdekur me dinjitet në Spanjë,? - shkroi të enjten kryeministri Pedro Sanchez.

Kisha Katolike Spanjolle ka dënuar me forcë reformën, duke krahasuar eutanazinë me "një formë vrasjeje". Rreth njëqind njerëz protestuan kundër legjislacionit jashtë Parlamentit.anabel

Të këshilluara

NASA mbyll me sukses misionin në hënë

Prova e motorëve të një rakete transportuese të ndërtuar nga Boeing për misionet “Artemis”, të cilat synojnë rikthimin e astronautëve amerikanë në hënë nga viti...

11:29

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI