Flash

Basha: Nga Shkodra ka nisur gjithmonë dita e bardhë për Shqipërinë, sinjal i fitores

Lapsi.al 16 March 2021
Basha: Nga Shkodra ka nisur gjithmonë dita e bardhë për

Lulzim Basha u prit me entuziazëm në Shkodër. Qindra qytetarë brohorisnin emrin e tij dhe bënin thirrje "Rama ik!".

Basha reagoi për pritjen duke thënë se nga Shkodra ka nisur gjithmonë dita e bardhë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

“Mirë se ju gjej! Faleminderit për mikpritjen, faleminderit nga zemra Shkodrës për këtë mikpritje të jashtëzakonshme! Nga Shkodra ka nisur gjithmonë dita e bardhë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Sa herë vij këtu mahnitem me bujarinë, me mençurinë e shkodranëve, pa lënë mënjanë Shkodrën e mendjeve, të akademikëve, të artistëve dhe njerëzve punëtorë. Faleminderit nga zemra për këtë sinjal të fitores.

Ju lus merrni masat e distancës dhe maskat se më 25 prill do ta shërojmë Shqipërinë nga një virozë 8-vjeçare, por duhet të kujdesemi. E rëndësishme të bashkohemi bashkë, më 25 prill të sjellim ndryshimin. Bashkë do fitojë Shqipëria, do fitojë Shkodra!”, deklaroi Basha.

[video width="450" height="230" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/03/99717386_1129395980908706_2037471514376276735_n.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI