Flash

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Shtrëngohen masat anti-COVID në Itali, gjysma e vendit drejt karantinës

Lapsi.al 12 March 2021
Shtrëngohen masat anti-COVID në Itali, gjysma e vendit drejt

Qeveria italiane ka shtrënguar masat antiCovid. Gjysma e vendit futet në karantinë të hënën, duke përfshirë Lazio, rajoni përreth Romën.

Vendimi që fut në izolim total 11 rajone vjen për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve.

Kabineti i Kryeministrit Mario Draghi i ka dhënë dritën jeshile një dekreti që do të kategorizojë rajonet në ‘zonat e kuqe’ me rrezik të lartë nëse ato kanë mbi 250 raste javore për 100,000 banorë.

Italia regjistroi 25,673 infeksione të reja të enjten dhe 373 viktima të Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 101,184.

Rajonet që përballen me bllokim të plotë nga e hëna përfshijnë Lombardinë, Lazion, Emilia-Romagna, Friuli Venezia-Giulia, Veneto, Piemonte, Marche dhe provincën e Trentos.

Campania dhe provinca Bolzano ishin tashmë në zonën e kuqe dhe do të vijojnë të qëndrojnë, ndërsa Abruzzo, Calabria, Liguria, Molise, Puglia, Siçilia, Umbria dhe Lugina Aosta do të jenë në zonën portokalli.

Sardenja ishte klasifikuar në fillim të këtij muaji në ‘zonën e bardhë’ me rrezik më të ulët dhe do të qëndrojë po kështu.

Kufizimet do të qëndrojnë në fuqi deri në fundjavën e Pashkëve, gjatë së cilës i gjithë vendi, përveç Sardenjës, do të klasifikohet “zonë e kuqe”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI