Flash

EMRAT/ Deputetët e opozitës që nuk dogjën mandatin, tani garojnë për PS

Lapsi.al 9 March 2021
EMRAT/ Deputetët e opozitës që nuk dogjën mandatin, tani

Partia Socialiste ka hapur dyert edhe për disa deputetë të opozitës që nuk dogjën mandatet apo nga ata që ishin poshtë listave të PD dhe LSI dhe që pranuan të uleshin në vendet bosh në Kuvend.

Kështu Lefter Koka i LSI do të garojë për PS-në në Durrës.

Në Fier garojnë për socialistët Nimet Musai dhe Robert Bitri që u futën në parlament si pjesë e LSI-së.

Në vendin e 10-të të listës së PS-së për qarkun e Elbasanit garon Enver Roshi që erdhi gjithashtu nga LSI.

Halit Valteri që në parlament ka bërë akuza të forta për PS-në tashmë është bërë pjesë e radhëve të kësaj force, në vendin e 35-të në Tiranë. Po në Tiranë, dy vende janë gjetur edhe për ish-deputetët e LSI-së Ylli Shehu dhe Edmond Rrushi.

Në Korçë, nën siglën e socialistëve do të garojë edhe minoritari Vasil Sterjovski. Në Dibër kandidon për PS-në edhe ish-deputetja e LSI-së Aurora Mara. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI