Flash

Zbardhet përplasja mes Ramës dhe Bushatit për listën e PS-së

Lapsi.al 8 March 2021
Zbardhet përplasja mes Ramës dhe Bushatit për listën e

Zbardhet debati mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati në mbledhjen me dyer të mbyllura në Kryesinë e PS. Teksa është vendosur se Bushati nuk do të jetë në lista e kandidatëve të PS, “BalkanWeb” ka zbardhur një pjesë të diskutimeve mes tij dhe kreut të PS. Bushati ka deklaruar se pavarësisht vendimit, angazhimi i tij në politikë nuk mbaron këtu.

“Unë do vazhdoj te jem aktiv ne mjedisin publik. Ju keni menduar se kjo është skuadra fituese, por aktiviteti nuk lidhet me partinë domosdoshmërish. Angazhimi im politik nuk mbaron këtu”, - mësohet se ka deklaruar Bushati.

Nga ana tjetër, kryeministri Rama ka deklaruar se PS i ka dhënë gjithçka dhe se tani është koha të kontribuojë për PS.

“Betejën e ke braktisur vetë. S’ta ka fajin Partia Socialiste. Të ka dhënë gjithçka Partia Socialiste dhe është koha të kontribuosh për PS”, - ka thënë Rama.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI