Flash

Lubonja: Fenomeni që më shqetëson te listat e deputetëve të PS

Lapsi.al 8 March 2021
Lubonja: Fenomeni që më shqetëson te listat e deputetëve

Në një koment për kandidimin e emrave “të rinj” për deputetë në Partinë Socialiste, analisti Fatos Lubonja, deklaroi se e sheh si një fenomen hoxhist. I ftuar në “Real Story”, Lubonja thotë se kjo strategji nuk është risi, por shqetësuese, pasi janë persona që adhurojnë thjesht liderin.

“Socialistët shfaqën emrat e parë. Bënë lajm ca anonimë të rinj. Bënë lajm edhe që nuk është Ditmir Bushati dhe emrat që kemi përmendur. Ikja e disa figurave si Ditmir Bushati etj dhe zëvendësimi me disa të rinj e të reja nuk është risi. Ky është fenomen hoxhist. Enver Hoxha vendoste të rinj, që vetëm adhurojnë liderin.

Kështu e shikoj vendosjen e emrave të rinj në listë në Partinë Socialiste. Unë dua që partitë të jenë sa më demokratike, të ketë njerëz që s’janë vetëm jesmenë të shefit. Ditmir Bushati ishte kundër në disa çështje, një figurë që do e pasuronte PS-në. Është shqetësuese dhe jo risi. Gjithçka ka lidhje me dukjen.

Rama e ka strategji fasadën. Disa figura të reja në PD janë zëra edhe kritikë si Gjekmarkaj. Prandaj, opozitën e shoh më demokratike. Kjo sepse Basha rezulton se nuk ka kontroll total mbi PD-në. Berisha mendoj se hyn më shumë se ka vota sesa të ketë kontroll mbi partinë”, - tha Lubonja.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI