Flash

Dolën të gjithë të mërzitur/ Ç’ndodhi në mbledhjen e kryesisë së PS-së

Lapsi.al 9 March 2021
Dolën të gjithë të mërzitur/ Ç’ndodhi

Mbledhja e kryesisë e Partisë Socialiste ka qenë e tensionuar si asnjëherë tjetër. Edhe pse pjesa më e madhe e anëtarëve të kryesisë merrnin pjesë online për shkak të rregullave të pandemisë nuk kanë munguar edhe debatet.

Gazetarët që qëndronin në hollin e selisë rozë thanë se nga mbledhja ku u përcaktuan kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit kanë dalë të gjithë të mërzitur përveç ministrave Bledi Çuçi dhe Blendi Klosi që u treguan të buzëqeshur para kamerave.

Lapsi.al mësoi se përplasjet më të forta janë shënuar për listën e kandidatëve për deputetë të qarkut të Shkodrës ku u la jashtë ish-ministri Ditmir Bushati. Mësohet se Rama i ka thënë këtij të fundit se “duhet që tashmë të punojë për partinë”, por Bushati ia ka kthyer duke i treguar për kontributet e tij në PS.

Të njëjtat burime thanë se jo pak debate ka pasur edhe për listën e Tiranës ku u ulën mjaft poshtë në listë emra të konsideruar si “senatorë” në Partinë Socialiste si Pandeli Majko në vendin e 19-të dhe Fatmir Xhafaj që u rendit i 23-ti. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI