Flash

Bozo pjesë e PS, Rama:Përfaqësuese e pensionistëve, do na shkulë veshin të gjithëve

Lapsi.al 5 March 2021
Bozo pjesë e PS, Rama:Përfaqësuese e pensionistëve, do na

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme  Luljeta Bozon si kandidate për deputete në Kuvend. Ai e konsideron këtë kandidim jo vetëm për kontributin e dhënë gjatë periudhës së tërmetit por si një përfaqësuese të kategorisë së pensionistëve, gjysheve dhe gjyshërve.

Ndërkaq gjatë fjalës së mbajtur Rama tha se Bozo do të jetë në Kuvend për t’i shkulur veshin atyre që gabojnë. Ai e cilësoi atë si  një simbol të përpjekjeve solidare të shqiptarëve që u bënë bashkë në momentet e tmerrshme pas tërmetit.

“Ne do kemi një përfaqësues të një shtrese të gjerë shoqërore të gjyshërve dhe gjysheve që ka akoma shumë për të dhënë që nga eksperienca e vet jo vetëm si nënë, gjyshe dhe stërgjyshe do jesh një ndihmë e madhe për të na shkulur veshin me kujdes që të mos e na e këpusësh.

Luljeta është simbol i përpjekjes solidare i shqiptarëve që u bënë bashkë në ato momente të tmerrshme dhe mishërimi i ambicies sonë të dëshirës së madhe që skuadra jonë në   parlament të jenë sa më shumë në sinkron me njerëzit. Për herë të parë në këtë histori pensionistët do të kenë njeriun e tyre aty. Kur kam thënë që do kemi njerëz të rinj nuk kam pasur parasysh moshat e reja”, tha Rama.

 

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI