Flash

Luljeta Bozo kandidon si deputete e Ramës në zgjedhje/ Kryeministri: Na tërhiq veshin

Lapsi.al 5 March 2021
Luljeta Bozo kandidon si deputete e Ramës në zgjedhje/ Kryeministri:

Edi Rama ftoi inxhinieren e njohur Luljeta Bozo të kandidojë si deputete nën siglën e PS-së në zgjedhjet e 25 prillit. Kjo e fundit pranoi.

Në fjalën e tij sot, kryeministri u shpreh se nuk e kishte menduar se do arrinin ta bindnin inxhinieren, por zbuloi se ‘Po’-ja e saj nuk kishte vonuar shumë.

“E treta e vërteta unë dua të të falënderoj shumë e tani dua ta ndaj e me ata që janë këtu e po na ndjekin që ti u tregove zemërgjerë dhe pasi u mendove, nuk the jo, për të qenë pjesë e skuadrës sonë të 25 prillit, ku me kënaqësinë e nderin më të madh timin e forcës sonë politike ne do kemi poërfaqësues të një shtrese të gjerë shoqërore që janë gjyshërit e gjyshet e një përfaqësues kaq të denjë e vital që ka akoma shumë për të dhënë e që nga maja e eksperiencës së vete dhe integritetit të vet edhe të eksperiencës jo vetëm si inxhiniere por edhe si nënë, gjyshe e stërgjyshe do jesh një ndihmë e madhe për të na tërhequr veshin me kujdes që mos na e shkulësh që ne të mund të jemi gjithmonë të fokusuar.

Kështu që Luljeta është simboli i gjithë asaj përpjekje solidare që u bënë bashkë si asnjë herë më parë e mishërimi i asaj ambicies sime, dhe i dëshirës së madhe që skuadra jonë, përfaqësuesit tanë në parlament të jenë sa më shumë në sinkron me ta e shëmbëlltyra e tyre”, tha Rama.

Sipas kryeministrit, për herë të parë “në këtë histori të gjithë pensionistët do kenë njeriun e tyre aty”. 

“Kur kam thënë deputetin që duam do të thotë njerëz të rinj me eksperienca por kam pasur parasysh të kemi gjithë moshat e grupet.

S’kam menduar që do arrinim ta bindnim Luljetën por nuk na e ka bërë poltësisht të vështirë, jam shumë mirënjohës dhe shumë i qetë e lehtësuar i dëshiruar që do të shkojmë para njerëzve e të kem në krah dy simbole të mëdha të këtyre dy goditjeve të mëdha, Najada Comon dhe Luljeta Bozon”, tha Rama.

Ndërsa inxhinierja Bozo tha: Do bëj më të mirën do përpiqem të bëj më të mirën për këtë vendin tonë që e kemi shumë të shtrenjtë por edhe për popullin tonë që ka qenë i vuajtur por do shohë dritë patjetër”. 

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI