Flash

Pipero jep një tjetër variant: Kam qenë në Itali, por jo për kurim nga Covid

Lapsi.al 4 March 2021
Pipero jep një tjetër variant: Kam qenë në Itali, por jo

Mjeku Pëllumb Pipero ka ndërruar mendje sërish për vendndodhjen e tij gjatë kohës që u infektua me Covid-19, për herë të dytë.

Pasi përgënjeshtroi publikisht lajmet se kishte qenë në Itali për tu kuruar, Pipero, ka dhënë një tjetër version sot. I ftuar në "ABC", Pipero tha se ka qenë në Itali, por jo për tu kuruar.

“Unë kam bërë vaksinën në datën 11, kam dalë pozitiv në datën 25. Jam mjekuar për rresht 12 ditë në kushte shtëpie i ndjekur nga kolegë të mi. Kam bërë 3 tamponë njëri-pas tjetrit dhe pas kësaj kam shkuar tre ditë tek vajza, jo për tu kuruar.

Dhe kam thënë se nëse dikush gjen një sekuencë, apo një tregues që Pipero ka vënë këmbën në një spital apo me një mjek italian, them që Pëllumb Pipero nuk del më në asnjë dritare televizive.

I vetmi mjek me të cilin jam konsultuar në telefon ka qenë një koleg i imi në Turqi, një koleg shqiptar që punon në Itali dhe tek koka më kanë qëndruar dy infermierë. Pra jam mjekuar në Shqipëri, ta verifikojnë si të duan dhe do të më vinte keq që dikush të aludonte ndryshe,”– tha Pipero.

I ftuar në “Open” më 17 shkut, Pipero tha se ka lexuar në media që është mjekuar në Itali e Turqi dhe madje me ironi shtoi se kishte lexuar që ishte intubuar, por që sipas tij, asgjë nuk është e vërtetë. 

Të këshilluara

Tërmet, 'shkundet' sërish Shqipëria

Një tërmet me magnitudë 5.9 gradë të shkallës rihter ka tronditur Greqinë mbrëmjen e sotme. Sipas të dhënave zyrtare, lëkundjet ishin me epiqendër në Elasona të...

19:43

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI