Flash

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, makina përfundon në përrua

Lapsi.al 4 March 2021
Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, makina përfundon në

Një aksident është shënuar ditën e sotme në aksin Librazhd-Elbasan. Një automjet që lëvizte me shpejtësi të lartë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në ‘Përroin e Babjes’.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Automjeti sipas dëshmitarëve në vendngjarje ka pësuar dëmtime të shumta pasi është rrokullisur të paktën 10 metra poshtë rrugës.

Nxjerrja e automjetit nga shtrati i përroit është bërë me vështirësi, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Me fat ka qenë drejtuesi i automjetit i cili sapo ka parë që makina është batuar, është hedhur nga makina duke shpëtuar pa lëndime.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI