Flash

Basha premton si kryeminsitër: Procesin e rindërtimit do ta drejtojnë ekspertë, jo politikanë

Lapsi.al 4 March 2021
Basha premton si kryeminsitër: Procesin e rindërtimit do ta

Jo politikanwt, por ekspertwt do tw drejtojnw procesin e rindwrtimit pasi Lulzim Basha tw vijw nw pushtwt. Kwshtu premtoi ky i fundit, pas takimit qw zhvilloi sot nw Kombinat.

Aty, Basha theksoi se qindra familje mbeten të pastrehë për të dytin dimër radhazi dhe rrezikojnë t’u grabitet prona nga skema e vjedhjes së pronës që ka ngritur kjo qeveri.

“U takova sot me qytetarët e Kombinatit në Tiranë, me sipërmarrës të vegjël, të rinj, pensionistë dhe familjarë të pastrehë që nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Gjithçka ka mbetur në vendnumëro me Edi Ramën edhe në Kombinat. Qindra familje mbeten të pastrehë për të dytin dimër radhazi dhe rrezikojnë t’u grabitet prona nga skema e vjedhjes së pronës që ka ngritur kjo qeveri. Bizneset e vogla po falimentojnë sepse paratë e taksave u shpërndahen oligarkëve. Familjet me të sëmurë COVID janë rrënuar financiarisht dhe nuk kanë marrë asnjë përkrahje.

I ashtuquajturi rindërtim është shndërruar në një skemë vjedhjeje të pronës private. U angazhova para qytetarëve që po kalojnë dimrin e dytë pa shtëpi se shtëpitë e tyre do të ndërtohen aty ku i kishin. Pronat e tyre janë të shenjta dhe nuk do t’i prekë dot askush. Procesin e rindërtimit do ta bëjmë ne dhe do ta drejtojnë ekspertë, jo politikanë.

Secili prej bashkëbiseduesve të mi të sotëm më garantoi se përkundër të gjithë këtyre zullumeve të Edi Ramës, shqiptarët mbeten njerëz të fortë dhe nuk do t’i nënshtrojë dot askush. Bashkimi ynë i madh për të sjellë ndryshimin me votë masive më 25 prill ka ngjallur një entuziazëm që ndihet kudo. Ky bashkim i të gjithë qytetarëve do ta çojë Edi Ramën në shtëpi dhe do të sjellë shpresë e fuqi për Shqipërinë. Më 25 prill Rama do të humbë, do të fitojë Shqipëria dhe ne do të fillojmë punën për qytetarët shqiptarë.”, u shpreh Basha.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI