Flash

Lubonja: Me këta SPAK-istë, reforma në drektësi ka dështuar

Lapsi.al 3 March 2021
Lubonja: Me këta SPAK-istë, reforma në drektësi ka

Analisti Fatos Lubonja tha në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në Neës24, se “me këta SPAK-istë dhe prokurorë që kemi Reforma në Drejtësi ka dështuar”.

Teksa komentoi deklaratat e tre politikanëve, Edi Ramës, Ilir Metës dhe Lulzim Bashës, për Reformën në Drejtësi, Lubonja u shpreh se funksionimin e kësaj reforme nuk e kemi parë dhe nuk dihet kur do ta shohim, për sa kohë nuk po goditen politikanët në sistem.

“Në 2014-ën, kur Ilir Meta kishte ditëlindjen, unë kam bërë një shkrim “Ilir Meta si shtyllë e sistemit”. Aty shkuan rreth 600 veta dhe e celebruan në mënyrën më madhështore. Edhe Rama ishte në krye.

Teza ime ishte “Ilir Meta si shtyllë e sistemit”, sepse ky ishte ca kohë me Berishën, pastaj me Ramën. Por thoja që ky ka një dobësi, se sa herë bëjnë zgjedhje dy partitë e mëdha, meqë populli thotë që ‘ata janë të këqijtë, këta janë të mirët’, atëherë të dyja sulmojnë Ilir Metën.

Domethënë, në atë kohë PD që humbi thoshte se i humbi nga Ilir Meta, se kishte këtë të korruptuarin, edhe Rama këtë tha që nuk ka qeverisur mirë nga Iliri. Kjo është dobësi e Ilirit, që mund të sakrifikohet nga kjo lojë politike.

Tani është prishur sistemi, sidomos në zgjedhje, sepse kemi një që nuk e pranon rotacionin me Ilirin, si shtyllë, tani e do Edi Rama gjithë tepsinë  komplet. Sistemin e kanë ngritur të tre bashkë, as që diskutohet.

Tani problemi për mua është se, çfarë do të thotë Rama. Me atë që po funksionon reforma në drejtësi, është se ai ka frikë. Tani del Iliri, që ka një aleancë me PD. Reagimi i Bashës është se ai nuk ka këllqe që të thotë ose se ky është aleati jonë dhe këtu e keqja është ky tjetri, jo ky. Bën këto lojërat Basha.

 

Rreziku më i madh këtu mbetet ky, që me këta SPAK-istë e këta prokurorë që kemi ne, reforma në drejtësi është e dështuar. Fakti që ka kapur ca, që nuk janë në politikë, nuk është funksionim i reformës. Edhe Berisha e futi në burg Fatos Nanon, por nuk ishte funksionim. Ne s’e kemi parë funksionimin e reformës në drejtësi dhe se di kur do ta shohim”, - tha Lubonja.

Të këshilluara

Tjetër tërmet i fuqishëm në Greqi

Nuk kanë të ndalur lëkundjet e tokës në Greqi ditën e sotme, duek krijuar jo pak panik te qytetarët. I fundit është regjistruar me magnitudë 5.2 afër Larisas. ...

20:19

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI