Flash

Kryemadhi: Koka u ankua te Meta kur fola kundër inceneratorëve

Lapsi.al 3 March 2021
Kryemadhi: Koka u ankua te Meta kur fola kundër inceneratorëve

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka akuzuar ish-ministrin Lefter Koka se u ankua te Ilir Meta kur ajo foli për këtë çështje publikisht.

“Çështja e inceneratorëve për Kryemadhin dhe LSI është bërë e njohur diku rreth nëntor-dhjetor të 2017. Asnjë nga ne nuk ka pasur dijeni për një gjë të tillë.

Ka vetëm një letër të Vasilit që ia drejton këshillit të bashkisë së Fierit. Manjani e ka refuzuar që kjo mos kalojë në qeveri. A kam pasur unë dijeni? Unë nuk kam qenë kryetare partie në atë kohë.

Për herë të parë me ineceneratorët kam dëgjuar në Mbrostar, ku kam njohur një grua, Lena quhet, gazetare, e cila ishte në krye të protestës kundër inceneratorit të Fierit.

Aty zoti Koka u ankua tek ish-kryetari i LSI. Unë i kam thënë “ti e di shumë mirë qëndrimin tim”. Më ka kërkuar që të mos flisja kundër. Thoshte se “inceneratorët janë më mjedisorë se sa landfillet”.

Megjithatë që nga ajo kohë unë nuk kam pasur më komunikim me z.Lefter Koka. Ai nuk ka marrë pjesë në asnjë mbledhje” - tha Kryemadhi në emisionin "Opinion". ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tjetër tërmet i fuqishëm në Greqi

Nuk kanë të ndalur lëkundjet e tokës në Greqi ditën e sotme, duek krijuar jo pak panik te qytetarët. I fundit është regjistruar me magnitudë 5.2 afër Larisas. ...

20:19

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI