Flash

Rama: Në 25 prill zgjidhni, me reformën në drejtësi apo me Metën dhe koalicionin KÇK, PD-LSI

Lapsi.al 4 March 2021
Rama: Në 25 prill zgjidhni, me reformën në drejtësi apo me

Nga prezantimi i programit ‘Shëndetësia që duam’, përmes një monologu Rama sulmoi ashpër presidentin Ilir Meta.

Që në nisje të fjalës së tij, Rama tha se qytetarët shqiptarë më 25 prill do të duhet të zgjedhin që të jenë me drejtësinë apo me Ilir Metën.

“Ne do të ngrejmë pas 25 prillit të gjithë argumentet për Shqipërinë e viteve që vijnë dhe planin e veprimit për 2021-2025. Ne nuk jemi një nga partitë në garë, por forca e qeverisjes sot dhe nesër. Kjo fushatë nuk është për të ngritur në radhë premtimet tona, por mundësi për t’ju njohur me planin konkret.

Dje thashë se 25 prilli është një udhëkryq për drejtësinë. Dhe në 25 prill sikundër na kanë ndihmuar që ta bëjë të qartë presidenti aktual që flet dhe në emër të atij presidenti më famëkeq të kësaj Republike, ju do të vendosni; me drejtësinë apo me Ilir Metën. Me reformën në drejtësi apo me koalicionin ‘KÇK’, PD-LSI. 25 prilli është udhëkryq edhe për shëndetin e shqiptarëve. Në luftën e egër që zgjat prej 1 viti dhe që ka hyrë në fazën finale me vaksinimin, armën fituese, sëpatën me të cilën mund të presim hap pas hapi, goditje pas goditje zinxhirin e infektimeve.”, tha Rama.

Të këshilluara

Tjetër tërmet i fuqishëm në Greqi

Nuk kanë të ndalur lëkundjet e tokës në Greqi ditën e sotme, duek krijuar jo pak panik te qytetarët. I fundit është regjistruar me magnitudë 5.2 afër Larisas. ...

20:19

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI