Flash

Historia e dashurisë e Margot Robbie

Lapsi.al 1 March 2021
Historia e dashurisë e Margot Robbie

Margot Robbie është një nga yjet më të mëdha të Hollywood-it. Që kur shpërtheu në skenë me rolin e saj në “Wolf of Wall Street” në 2013-ën, aktorja australiane ka pushtuar industrinë e filmit. Është nominuar dy herë për Oscar dhe ka role të rëndësishme si aktore dhe producente në disa filma. Publiku ka qenë gjithnjë i interesuar për jetën private të saj, ndoshta edhe për natyrën e rezervuar që ajo ka. Margot Robbie është e martuar që prej vitit 2016. Bashkëshorti i saj është Tom Ackerley, ndihmës-regjisor nga Anglia. Ai dhe Margot janë bashkë-themelues të kompanisë së prodhimit, Lucky Chap. Disa prej filmave që janë prodhuar prej tyre janë “I”, “Termina”, “Tonya”, “Promising Young Woman” etj.

Para se të martoheshin, Robbie dhe Ackerley jetonin së bashku. Shumë çifte jetojnë bashkë para se të martohen dhe këtu s’ka asgjë të veçantë, por Robbie dhe Ackerley jetonin së bashku si shokë dhome në një shtëpi me tre dhoma gjumi, me 5 miq të tjerë, përpara se të fillonin të dilnin (jo si shokë). Kështu që, kur dyshja u përfshi në lidhje romantike jetesa me të tjerët në “familjen” e tyre të madhe ishte pak e sikletshme dhe e çuditshme.

“E mbajtëm sekret sepse s’po e merrnim seriozisht. I thoshim njëri-tjetrit që jemi vetëm shokë, por pastaj, të gjithë e morën vesh dhe në shtëpi u bë një luftë e vërtetë”, shprehet aktorja.

Çifti u martua në 2016-ën në një plazh në Australi:

Në publik, dyshja rrallë paraqitet së bashku dhe kjo është ndoshta arsyeja që shumë njerëz nuk e dinë për ta. Të paktën, gjërat janë qetësuar me miqtë e çiftit, tani që ata jetojnë bashkë, por jo më si "shokë dhome".

Të këshilluara

Jessie J bën publike lidhjen e re

Këngëtarja e famshme, Jessie J, ka bërë publike para pak orësh lidhjen e saj të re me Max Pham Nguyen. Mesa duket artistja , e cila u nda me Channing Tatum viti...

12:00

Golden Globes/ Kush triumfoi këtë vit?

“Golden Globes 2021” ka qenë një triumf absolut për sezonin e katërt të “The Croën”. Në edicionin e 78-të të çmimeve, saga televizive për familjen mbretërore f...

11:37

Sërish vëmendja i takon Rita Orës

Së fundmi, Rita Ora është zhvendosur në Australi për shkak të punës së saj. Së bashku me disa emra të njohur të muzikës si Keith Urban, Jessica Mauboy dhe Guy S...

09:48

Donald Trump, tashmë me një statujë

Ish-presidenti amerikan Donald Trump do të mbajë  fjalimin e tij të parë pas lënies së detyrës, në Konferencën e Aksionit Politik Konservator . Organizatorët...

16:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI