Flash

Kriza nga COVID-19/ SHBA miraton paketën e ndihmës me 1.9 trilionë dollarë

Lapsi.al 27 February 2021
Kriza nga COVID-19/ SHBA miraton paketën e ndihmës me 1.9

Dhoma e Përfaqësuesve ka kaluar projektligjin në vlerë prej 1.9 trilionë dollarësh, që ka për qëllim ndihmën e amerikanëve të prekur nga pandemia e koronavirusit. Dy demokratë iu bashkuan republikanëve dhe kundërshtuan këtë ndihmë të propozuar nga presidenti amerikan, Joe Biden. Tani projektligji shkon në Senatin, ku demokratët dhe republikanët kanë numër të njëjtë të ligjvënësve.

Një element kyç të këtij legjislacioni është kundërshtuar që ka të bëjë me dyfishimin e pagës minimale në 15 dollarë në orë. Pakoja e propozuar nga Biden ka për synim që të rrisë numrin e vaksinimit dhe testimeve kundër sëmundjes COVID-19 dhe të stabilizojë ekonominë.

Ky projektligj parasheh ndihmë emergjente financiare për ekonomitë familjare, bizneset e vogla dhe qeveritë shtetërore. Votimi i këtij projektligji vjen në javën e njëjtë kur SHBA-ja kaloi shifrën prej 500.000 viktimave nga koronavirusi. Presidenti Biden e ka quajtur këtë projektligj si “Plani për Shpëtimin e amerikanëve”, por republikanët thonë se ky projektligj është i mbushur me prioritetet e demokratëve, që nuk janë të lidhura me pandeminë. Për këtë projektligj pritet të votohet në Senat javën e ardhshme./REL

Të këshilluara

Varianti i ri i Covid-19, Italia shton masat

Variantet e reja të Covid-19 janë kthyer në një shqetësim serioz për autoritetet shëndetësore në Itali. Derivati që shqetëson më shumë specialistët tani ësht...

11:00

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI