Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Macron thirrje Europës dhe ShBA-së: 4-5 % e vaksinave të shkojnë në vendet në zhvillim

Lapsi.al 19 February 2021
Macron thirrje Europës dhe ShBA-së: 4-5 % e vaksinave të

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i bëri thirrje Evropës dhe SHBA-së që urgjentisht t’i dërgojnë 4 deri në 5 për qind të vaksinave të tyre kundër koronavirusit në vendet në zhvillim.

Macron tha për gazetën Financial Times se dështimi për të ndarë vaksina në mënyrë të drejtë, do të përforcojë pabarazinë globale.

“Nuk po flasim për miliarda doza menjëherë, ose për miliarda euro. Bëhet fjalë për shpërndarjen e shpejtë të 4 deri në 5% të dozave që kemi”, tha Macron, duke shtuar se sasia e tillë nuk do t’i ndryshonte fushatat e vaksinimit në shtetet e zhvilluara.

Macron tha se në mungesë të një skeme të tillë, Kina dhe Rusia do të plotësojnë boshllëkun dhe “do t’i hapin rrugë luftës së ndikimit”.

Shumica e vaksinave, deri më tash, janë shpërndarë në vendet me të ardhura të larta.

Të mërkurën, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, e dënoi, siç tha, shpërndarjen “tepër të pabarabartë dhe të padrejtë” globale të vaksinave kundër koronavirusit.

Ai tha se vetëm dhjetë vende kanë administruar 75% të të gjitha vaksinave në të gjithë botën, ndërsa 130 vende nuk kanë marrë ende asnjë dozë të vetme.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, koronavirusi ka prekur së paku 110 milionë njerëz në të gjithë botën.

Prej tyre, mbi 2.4 milionë kanë vdekur, ndërsa mbi 62 milionë janë shëruar./REL

Të këshilluara

SHBA, 38 të vdekur nga i ftohti polar

Të paktën 38 persona kanë vdekur deri më tani për shkak të kushteve të rënda të dimrit që kanë përfshirë SHBA-në për gati një javë. Shërbimi Kombëtar Meteoro...

07:17

VIDEO/ Sonda e NASA ulet në planetin Mars

Sonda më e fundit e NASA-s zbriti të enjten në planetin Mars pas një udhëtimi që filloi korrikun e kaluar. Hyrja e sondës "Perseverance" në atmosferën marsia...

23:42

Stuhitë dhe moti i keq pushtojnë SHBA-në

Stuhi të fuqishme dimri dhe i ftohti i acartë ka pushtuar mbarë Shtetet e Bashkuara. Teksasi është shteti që po i ndjen më shumë pasojat pasi energjia elektrike...

15:08

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI