Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Ilaçi që po bën mrekullinë në spitalet e Izraelit, 29 pacientë nga 30 u shëruan brenda 5 ditëve

Lapsi.al 12 February 2021
Ilaçi që po bën mrekullinë në spitalet e Izraelit, 29

Kur Nadir Arber u kthye në Izrael pasi përfundoi studimet për doktoraturë  në Universitetin Columbia në New York në 1998, ai filloi kërkimet laboratorike rreth CD24, një proteinë që shkatërron sistemin imunitar.

Dekada më vonë, bota ndryshoi me fillimin e pandemisë së koronavirusit, e cila ka shkaktuar më shumë se dy milion viktima në të gjithë botën. Në prill të vitit 2020, disa muaj pas shpërthimit të pandemisë, Arber, një profesor i mjekësisë dhe drejtor i Qendrës së Parandalimit të Kancerit të Tel Aviv-Sourasky (Ichilov), zhvilloi një ilaç për trajtimin e sëmundjes.

Arber ka shpjeguar se kur dikush infektohet me koronavirus, ai mund të kalojë në dy faza. Në fazën e parë, simptomat janë të ngjashme me gripin dhe nuk kanë nevojë për trajtim.

Por 5% deri në 7% të popullsisë, pas pesë deri në shtatë ditë, gjendja e tyre përkeqësohet papritur dhe më pas personat e infektuar fillojnë të kenë probleme të frymëmarrjes për shkak të asaj që mjekët e quajnë “stuhi citokine”.

“Kjo është pikërisht aty ku ne duam të ndërhyjmë për të parandaluar përkeqësimin e gjendjes së pacientëve, tha Arber.”

Përpjekjet e tyre deri më tani kanë dhënë rezultate shumë optimiste. Ilaçi është testuar në 30 pacientë që kishin një sëmundje të rëndë – 29 prej të cilëve u shëruan brenda 3-5 ditësh.

“Ilaçi EXO-CD24 është efektiv dhe nuk ka efekte anësore, madje brenda 2-3 ditësh, pacientët filluan të ndiheshin më mirë.

Rezultatet optimiste i shtynë ata të vazhdonin  fazat 2 dhe 3 të provave klinike, gjatë të cilave më shumë njerëz do të marrin ilaçin, ndërsa disa prej tyre janë nën diskutime për tu kryer në Greqi. Kryeministrat dhe krerët e shteteve në të gjithë botën po kërkojnë  të kenë qasje te ilaçi. Greqia duket se ka një epërsi.

“Kryeministri izraelit ka një marrëdhënie shumë të mirë me kryeministrin grek, tha Arber, megjithëse ishte shumë herët për të thënë kur do të fillojnë provat në vend, dhe se kur.

Trajtimi ka elemente të tjerë pozitivë. Fillimisht, administrohet lehtë dhe mund të përdoret edhe në shtëpi.

Gjithashtu është një ilaç që nuk kushton shumë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI